Ancelotti: Marr përgjegjësitë, por në fushë nuk luaj unë

  • 01 December 2019 - 21:35
Ancelotti: Marr përgjegjësitë, por në fushë nuk luaj unë

Napoli regjistroi ndeshjen e tetë radhazi pa fitore, të gjashtën në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme humbi me rezultatin 1-2 me përmbysje përballë Bolognës. Ky rezultat ka zhgënjyer jashtë mase trajnerin Ancelotti, që shfryu pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

“Kjo skuadër nuk arri të ruajë të njëjtën performancë, pasi sot ishim krejt ndryshe nga tre ditë më parë në Champions. Nesër do flas me djemtë për të parë se çfarë nuk shkon, pasi në të tilla raste një pjesë të madhe të përgjegjësisë e mban trajneri dhe unë duhet të gjej zgjidhje. Nëse më ndihmojnë lojtarët, është më mirë, por në të kundërt do ta bëj këtë i vetëm”, deklaroi Ancelotti.

Trajneri i Napolit vijoi më tej konstatimin e tij, duke thënë se këtë sezon te skuadra e tij nuk po funksionon në aspektin e kolektivitetit, ndërsa shtoi edhe se lojtarët po e vuajnë po njësoj këtë situatë të vështirë.

“Unë marr një pjesë të madhe të përgjegjësisë normalisht, por duhet të dimë se në fushë zbresin lojtarët, ndaj edhe ata duhet të bëjnë punën e tyre. Ndryshimet në skuadër i bënim edhe sezonin e kaluar, por këtë vit nuk po funksionon shpirti kolektiv. Megjithatë të gjithë lojtarët po e vuajnë këtë situatë, ndaj të gjithë bashkë duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha trajneri i Napolit.

(Kosova Sot Online)