Ballkani kampion vjeshtor, me gjithë humbjen ndaj Vushtrrisë, fitojnë Feronikeli dhe Ferizaj

  • 02 December 2019 - 15:21
Ballkani kampion vjeshtor, me gjithë humbjen ndaj Vushtrrisë, fitojnë Feronikeli dhe Ferizaj

Ballkani është kampion vjeshtor i Ipko Superligës, megjithëse u mund 1:0 nga Vushtrria në ndeshjen e përmbyllëse të pjesës së parë të sezonit 2018/19 të hënën në Ferki Aliu.

Ndërkohë, kampioni në fuqi e mbyll gjysmë sezonin me triumf 4:2 kundër skuadrës së fundit në renditje, Dukagjinit, në Rexhep Rexhepi.

Ferizaj, ndërkohë, bëri një hap të madh në luftë për mbijetesë në ligën elitare kosovare, duke e mundur Drenicën 2:0 në Skenderaj.

Vushtrria 1:0 Ballkani.

Bashkim Shala me një gol nga penalltia ia siguroi Vushtrrisë një fitore shumë të rëndësishme, në përpjekje për të mbijetuar në ligën elitare kosovare.

Shala shënoi nga penalltia në minutën e 33-të, atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit, i cili i ndihmon vushtrriasve t’i afrohen në tetë pikë vendit që i shpëton rënies nga liga.

Ballkani, ndërkohë, e ruan epërsinë prej dy pikëve në krye të renditjes tabelore dhe shpallet kampion vjeshtor si rrjedhojë.

Por kjo humbje nënkupton se skuadra e Ismet Munishit e lëshoi mundësinë për të krijuar një epërsi më të thellë në luftë për titull.

Pas pak më shumë

(Kosova Sot Online)