‘Topi i Artë’, zbulohen edhe 6 emra të tjerë

  • 02 December 2019 - 18:07
‘Topi i Artë’, zbulohen edhe 6 emra të tjerë

‘France Football’ vazhdon t’i rendisë futbollistët nga 30 deri në 1, kur do të mësohet përfundimisht fituesi i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019. 30 kandidatët ishin mësuar tashmë në tetor…

Pasi u kompletua pesëshja e fundit, nga 26 deri në 30, me Joao Felix (Atletico Madrid), Marquinhos (PSG), (Donny van de Beek), Karim Benzema (Real Madrid) dhe Gini Wijnaldum (Liverpool), janë mësuar edhe gjashtë emra tjerë, nga 20 në 25.

Kalidou Koulibaly është renditur nga ‘France Football’ si futbollisti i 24 më i mirë për vitin 2019, vend që e ndanë me portierin e Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen.

(Kosova Sot Online)