‘Topi i Artë’, zbulohen edhe disa emra të tjerë

  • 02 December 2019 - 18:33
‘Topi i Artë’, zbulohen edhe disa emra të tjerë

‘France Football’ vazhdon t’i rendisë futbollistët nga 30 deri në 1, kur do të mësohet përfundimisht fituesi i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019. 30 kandidatët ishin mësuar tashmë në tetor…

Në radhë janë futbollisti i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, që është emëruar si i 19-ti më i mirë për vitin 2019, Antoine Griezmann në pozitën e 18, Roberto Firmino në pozitën e 17.

Renditja deri më tani: Joao Felix (Atletico Madrid), Marquinhos (PSG), (Donny van de Beek) ndajnë pozitën e 28, Karim Benzema (Real Madrid) dhe Gini Wijnaldum (Liverpool), ndajnë pozitën e 26.

Kalidou Koulibaly, Marc Andre Ter Stegen 24, 23 Hugo Lloris (Tottenham), Son Heung-Min (Tottenham) i 22-ti, dhe Aubameyang (Arsenal) e Tadic (Ajax), të cilët ndajnë pozitën e 20-të.

Deri më tani janë zbuluar 14 emra, do të mësohen edhe 16 të tjerë para se të zbulohet fituesi i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019.

Më i miri besohet të jetë Lionel Messi i Barcelonës. 

(Kosova Sot Online)