Kosovare Asllani arrin në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

  • 02 December 2019 - 19:50
Kosovare Asllani arrin në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

Tashmë ka nisur të mbushet salla ku do të mbahet ceremonia e ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, në Paris.

Në mesin e të shumtëve që kanë shkelur në tepihun e kuq, është edhe futbollistja shqiptare e Real Madridit, Kosovare Asllani.

Futbollistja Kosovare Asllani është e nominuar për ta fituar ‘Topin e Artë’ në vitin 2019 në kategorinë e vajzave.

Ajo ndodhet në mesin e 20 futbollisteve që konsiderohen si më të mirat për ta fituar këtë çmim.

Natyrisht, e gjithë vëmendja është te Lionel messi dhe Virgil van Dijk, që janë kandidatë më serioz për ‘Topin e Artë’ për vitin 2019.

(Kosova Sot Online)