Simeone është unik, çfarë reagimi pas golit të bukur të Messit

  • 02 December 2019 - 23:09
Simeone është unik, çfarë reagimi pas golit të bukur të Messit

Reagim vërtet epik ai Diego Simeones pas golit që realizoi Lionel Messi në supersfidën ndaj Atletico Madridit të dielën në mbrëmje, gol që i dha tre pikët blaugranave.

Pasi u bëri thirrje lojtarëve për të ndalur Messin me të gjitha mënyrat e mundshme, duke i udhëzuar dhe u bërtitur, madje ishte i gatshëm të hynte edhe vetë në fushë, në momentin që ylli argjentinas realizoi golin me vlerë tre pikëshe, Simeone nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të duartrokiste bashkëkombasin e tij për atë finalizim fantastik.

(Kosova Sot Online)