Mane kërkon falje që s’mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

  • 03 December 2019 - 09:30
Mane kërkon falje që s’mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka kërkuar falje që nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë në Paris të hënën në mbrëmje, mirëpo ai shtoi se mund të jetë njëri ndër konkurrentët për këtë çmim vitin e ardhshëm.

27-vjeçari Sadio Mane u radhit i katërti në garën për Topin e Artë, pas fituesit Lionel Messi, bashkëlojtarit të tij në Liverpool Virgil Van Dijk dhe yllit të Juventusit Cristiano Ronaldos.

Me mendjen te ndeshjes e rëndësishme e Premierligës kundër rivalit të qytetit, Evertonit të mërkurën, Mane e dërgoi një video mesazh për ta sqaruar se pse ai nuk mori pjesë në këtë ceremoni.

Ai gjithashtu parashikoi se fituesi i këtij viti mund t’ia dorëzojë atij trofeun në ceremoninë që do të mbahet pas 12 muajve.

“Përshëndetje të gjithë, jam Sadio Mane. Do të kisha dashur shumë të kisha qenë atje me juve, por fatkeqësisht e pata të pamundur shkaku i agjendës time, sepse e kam një ndeshje këtë të mërkurë”, ka thënë Mane.

“Unë e uroj fituesin dhe ia jap një detyrë për vitin e ardhshëm. Do të tentoj të jem atje dhe ndoshta edhe ta ngre Topin e Artë. Inshallah. Shihemi së shpejti, mirupafshim”.

Mane ka qenë në formë të mirë këtë sezon, pasi sezonin e kaluar e mbylli me 22 gola. Deri më tani këtë sezon, ai i ka ndihmuar Liverpoolit të sigurojë ecuri pa asnjë disfatë në Premierligë. 

(Kosova Sot Online )