Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët në kualifikimet për EURO U-17

  • 03 December 2019 - 11:44
Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët në kualifikimet për EURO U-17

Sot u hodh shorti për ndarjen e grupeve kualifikuese për Kampionatin Evropian U-17 2020/21, që do të mbahet më Qipro, ku Kosova dhe Shqipëria i mësuan kundërshtarët.

Kombëtarja U-17 e Kosovës u radhit në Grupin 6, ku do të tentojë ta marrë një vend kualifikues për EURO përmes ndeshjeve kundër Portugalisë, Çekisë dhe Malit të Zi.

Në anën tjetër, ekipi kombëtar U-17 i Shqipërisë është radhitur në Grupin 2, bashkë me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë.

Top dy skuadrat në secilin grup dhe katër skuadrat me rekordin më të mirë kundër dyshes lidere në grupin përkatës do t’i bashkohet Holandës dhe Spanjën në rundin elitar në pranverën e vitit 2021, ku pastaj do të zgjedhën 15 pjesëmarrësit e EURO, që do të garojnë bashkë me Qipron nikoqire.

Kosova dhe Shqipëria morën pjesë në këtë short si skuadra të vazos së katërt, ndërsa Kosovës iu pamundësua zhvillimi i ndeshjeve kundër Serbisë dhe Bosnjës.

(Kosova Sot Online)