Kosova dhe Shqipëria U-19 mësojnë kundërshtarët në rrugën drejt Evropianit

  • 03 December 2019 - 13:56
Kosova dhe Shqipëria U-19 mësojnë kundërshtarët në rrugën drejt Evropianit

Pas ekipeve kombëtare U-17, edhe Kosova U-19 e Shqipëria U-19 i kanë mësuar kundërshtuar në rrugën drejt Kampionatin Evropian U-19, kualifikimet e së cilës do të zhvillohet në një format të ngjashëm me atë të Ligës së Kombeve.

Në Ligën C, Kosova është radhitur në Grupin 1, ku do të përballet me Armeninë, Luksemburgun dhe Estoninë, ndërsa Shqipëria është në Grupin 4, bashkë me Maltën dhe Moldavinë.

Shorti për këtë rund të parë për formatin e ri të rrugës drejt Evropianit U-19 i ka ndarë klubet nëpër grupe të ndryshme në tri liga të ndryshme, ngjashëm me radhitjen e Ligës së Kombeve.

Ndeshjet e grupeve do të zhvillohet gjatë vjeshtës së vitit të ardhshëm, pasi që ky format i ri dyvjeçar e ka zëvendësuar sistemin e vjetër kualifikues.

Këtë herë do të zhvillohet katër runde të mini-turneve, ku do të kenë ngritje nga ligat më të ulëta në më larta dhe rënie nga ato më të larta në ato më të ulëta.

Kosova dhe Shqipëria do të tentojnë t’i fitojnë grupet e tyre përkatëse, në mënyrë që të ngrihen në Ligën B për edicionin e ardhshëm.

Data të rëndësishme:

Rundi i parë: deri më 17 nëntor 2020 – shorti më 3 dhjetor 2019
Rundi i dytë: deri më 8 qershor 2021 – shorti në dhjetor 2020
Rundi i tretë: 30 gusht – 7 shtator ose 4-12 gusht  ose 8-16 tetor – shorti në qershor ose korrik të vitit 2021
Rundi i katërt: 21-29 mars 2022 – shorti në dhjetor 2021
Turneu final (Në Sllovaki): korrik 2022 – shorti pas kompletimit të rundit të katërt.

(Kosova Sot Online)