Paratici: Ronaldo dëshiron ta fitojë Topin e Artë me Juventusin

  • 03 December 2019 - 14:35
Paratici: Ronaldo dëshiron ta fitojë Topin e Artë me Juventusin

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, nuk ka asnjë dyshim se Cristiano Ronaldo do të jetë në Juventus sezonin e ardhshëm, duke theksuar se portugezi dëshiron ta fitojë edhe një Top të Artë gjatë kohës së tij në Itali.

34-vjeçari u radhit i treti në votimet për Topin e Artë këtë vit, ndërsa rivali i tij Lionel Messi e kaloi atë me çmime individuale në karrierë, duke e fituar Topin e Artë për herë të gjashtë.

Në vend se të ishte në Paris për ceremoninë më të madhe të vitit në botën e futbollit, Ronaldo shkoi në Milano, ku u shpall lojtari më i mirë i vitit dhe sulmuesi më i mirë i vitit në Serie A.

Kur u pyet për Ronaldon dhe vendimin e tij për të mos marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë 2019, Paratici tha: “Unë po buzëqesh sepse ka edhe probleme të tjera”.

“Ai e donte atë çmim (të lojtarit më të mirë në Serie A) sepse është njëri ambicioz dhe dëshiron ta dëshmojë se është më i miri këtu”.

“Në mendimin tonë, ai e meritonte Topin e Artë. Ai do të jetë në Juventus sezonin e ardhshëm, s’kam asnjë dyshim”.

“Ai dëshiron ta fitojë edhe një Top të Artë me ne dhe ne do ta mbështesim”.

(Kosova Sot Online)