Giroud largohet në janar?

  • 03 December 2019 - 15:37
Giroud largohet në janar?

Sulmuesi francez i ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Chelsea gjatë dimrit

Olivier Giroud duket se i ka ditët e numëruara në Chelsea.

Sulmuesi francez pritet të largohet nga Londra gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”.

Ish-futbollisti i Arsenalit ka përfunduar në bankinë në ekipin e Frank Lampard, i cili ka preferenca të tjera.

Andaj, 33 vjeçari po e kërkon klubin e ri për pjesën e dytë të sezonit.

Flitet se interesim për përfaqësuesin francez ka shfaqur Interi në Itali.

Giroud i kishte kushtuar Chelseat afro 20 milionë euro, kur e kishte blerë atë afro 2 vjet më parë.

Deri tash, ai i ka realizuar 19 gola për ekipin nga “Stamford Bridge”.

Para Giruod, tek Chelsea po luajnë sulmuesit Tammy Abraham e Michy Batshuayi.

(Kosova Sot Online)