“Ronaldo do të luajë në Juventus edhe sezonin tjetër”

  • 03 December 2019 - 15:54
“Ronaldo do të luajë në Juventus edhe sezonin tjetër”

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici siguron se ylli portugez do të luajë në Torino edhe sezonin tjetër

Cristiano Ronaldo pa dyshim se do të jetë pjesë e Juventusit edhe sezonin e ardhshëm.

Për këtë ka siguruar drejtori sportiv i klubit italian, Fabio Paratici.

Madje, drejtuesi i lartë i Bardhezinjve ka zbuluar se ylli portugez dëshiron ta fitojë Topin e Artë gjatë periudhës së tij në Itali.

Së fundmi po flitet se 34 vjeçari i ka prishur punët me trajnerin Maurizio Sarri dhe për një largim të tij të mundshëm.

Ronaldo mungoi në ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në gju, por flitej se prapa kësaj fshihej një mosmarrëveshje me trajnerin.

Përfaqësuesi portugez mungoi në ceremoninë e Topit të Artë mbrëmë, por ndërkohë u zgjodh futbollisti i vitit në Itali. 

(Kosova Sot Online)