Barça ofron 70 milionë + Vidalin për Lautaron

  • 03 December 2019 - 16:17
Barça ofron 70 milionë + Vidalin për Lautaron

Gjiganti katalunas duket të jetë i vendosur për ta transferuar sulmuesin argjentinas në Camp Nou, të cilin e sheh si pasardhës ideal dhe afatgjatë të Luis Suarezit

Barcelona duket të jetë e vendosur për ta transferuar Lautaro Martinezin në Camp Nou.

Sipas mediumit “Don Balon”, gjiganti katalunas e ka përgatitur një ofertë të majme, me të cilën do t’i trokasë në derë Interit.

Në fakt, kampioni spanjoll i ka bërë gati 70 milionë euro plus kartonin e Arturo Vidalit, për të arritur deri tek Lautaro.

Klubi spanjoll e sheh argjentinasin si pasardhës ideal dhe afatgjatë të Luis Suarezit, i cili mund të largohet nga Spanja verën e ardhshme.

Lautaro i ka realizuar 8 gola në 14 ndeshje të Serie A me Interin në 20 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. 


(Kosova Sot Online)