Man City e viziton Burnley me synim për ta ruajtur hapin për titull

  • 03 dhjetor 2019 - 20:42
Man City e viziton Burnley me synim për ta ruajtur hapin për titull

Manchester City e viziton Turf Moor për t’u ndeshur me Burnley, në përpjekje për t’u kthyer në binar për ta vazhduar luftën për mbrojtjen e titullit në Premierligë, pas hapit mbrapa që e bëri në fundjavë duke barazuar 2:2 me Newcastle United.

Skuadra e Pep Guardiolës është e vetëdijshme se çdo pikë e lëshuar tani e tutje nënkupton zvogëlim minimal të gjasave për ta mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar, duke e parë shkëputjen që e ka krijuar Liverpooli në pozitën e parë.

Edhe Burnley vjen nga një fundjavë zhgënjyese në Premierligë, pasi u mund 2:0 nga Crystal Palace.

Guardila do të përballet me shumë mungesa të mëdha, si Sergio Aguero, Ilkay Gundogan, Laporte dhe Leroy Sane.

(Kosova Sot Online)