Herolind Shala, në formacionin e vitit në Norvegji

  • 04 December 2019 - 08:27
Herolind Shala, në formacionin e vitit në Norvegji

Mesfushori kosovar Herolind Shala ka marrë lëvdata të mëdha për paraqitjet e tij në ligën norvegjeze gjatë vitit, duke e fituar edhe një vend në formacionin më të mirë të vitit.

Kampionati norvegjez – Eliteserien – merr fund këtë javë, ndërsa Molde do të shpallet kampion i Norvegjisë për këtë sezon.

Klubi në të cilin luan kosovari, Valerenga, e ka mbyllur sezonin në pozitën e dhjetë me 34 pikë të grumbulluara nga 30 ndeshjet e zhvilluara – tetë fitore, dhjetë barazime dhe 12 humbje.

Mbyllet sezoni në Norvegji, Herolind Shala në formacionin e vitit

Përkundër lëndimeve që e mbajtën Shalën jashtë fushës së blertë për shumë ndeshje, ia ka arritur ta fitojë një vend në formacionin më të mirë, të publikuar nga njëra ndër gazetat më të mëdha të Norvegjisë, VG.no.

Në 21 ndeshjet që që i ka luajtur këtë sezon në Kampionatin Norvegjez, Herolind Shala ka arritur të kontribuojë me gola dhe pesë asiste.

Ai i ka munguar edhe Kombëtares së Kosovës gjatë ndeshjeve të fundit për shkak të një lëndimi që e ka pësuar dhe mungesa e tij në repartin e mesfushës, bashkë me atë të Hekuran Kryeziut, ka lënë gjurmë në paraqitjet e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)