Befason japonezi Nakamura, dëshiron ta marrë nënshtetësinë kosovare

  • 04 December 2019 - 09:25
Befason japonezi Nakamura,  dëshiron ta marrë nënshtetësinë kosovare

Trajneri i famshëm i xhudos, Driton Kuka, ka lajmëruar se një xhudist japonez, Nakamura, dëshiron t’i bashkohet ekipit të Kosovës për ciklin 2020-24, duke e marrë nënshtetësinë e Kosovës.

Xhudistët kosovarë kanë qenë duke grumbulluar pikë në garat e Federatës Botërore të Xhudos për ta fituar një vend në Lojërat Olimpike që do të mbahen verën e ardhshme në Tokio, raporton Gazeta Express.

Pjesë e këtij ekipi të Kosovës në Tokio 2020 shpreson ët jetë edhe japonezi Nakamura, i cili javën e ardhshme do të aplikojë për nënshtetësinë kosovare.

“Poashtu ekipit ju ka bashkangjit Jappnezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024”, ka bërë të ditur Kuka përmes llogarisë së tij në Facebook. 

{428770/}

Pjesën tjetër të postimit, Kuka ia ka dedikuar arritjeve të xhudistëve kosovarë në garat e zhvilluara gjatë këtij viti kalendarik.

“Fundi i vitit po afron, si kurrë më parë xhudo ka arritur hiç më pak se 6 medalje Elitare në vitin 2019! Tri medalje në Minsk në Evropian e tri medalje në Kampionatin Botëror në Tokio Në foto po mungon Loriana që sivjet ishte befasia më e madhe”, shkroi Kuka.

Gara e fundit sivjet do jetë Qingdao në Kinë, garë kjo që ka peshë për pikët drejt Lojërave Olimpike në Tokio verën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online )