Interi e kërkon Mertensin, e sheh si partner të Lukakus

  • 04 December 2019 - 10:45
Interi e kërkon Mertensin, e sheh si partner të Lukakus

Interi raportohet se është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Napolit, Dries Mertensit, në San Siro – transferim ky që do ta bënte atë partner me bashkëkombësin e tij, Romelu Lukakun, edhe në klub.

E përditshmja belge, Het Nieuësblad, shkruan se ish-trajneri i Chelseat e tani në Inter, Antonio Conte, ka qenë tifoz i Dries Mertensit për një kohë të gjatë dhe ai kishte tentuar ta merrte atë edhe gjatë kohës sa ishte në Londër.

Kontrata e 32-vjeçarit me Napolin skadon në fund të sezonit, gjatë verës, dhe klubi italian ka lënë të kuptohet se nuk do t’ia ofrojë atij një kontratë të re për t’ia zgjatur karrierën në San Paolo.

Gazeta belge pretendon se Mertens dëshiron ta vazhdojë karrierën në Itali. Nëse Napoli nuk arrin marrëveshje me të për një rinovim kontrate, atëherë futbollisti do të jetë i lirë të negociojë kontrata me cilindo klub si transferim i lirë qysh nga janari.

Het Nieuwsblad shton se Conte është i gatshëm t’ua kërkojë drejtuesve të Interit këtë transferim dhe pretendon se trajneri i Interit e sheh Mertensin si zëvendësues të Lautaro Martinezit, i cili po kërkohet nga Barcelona.

Conte beson se Mertens dhe Lukaku do të ishin partnerë mbresëlënës në sulm për zikaltrit. Lukaku i ka shënuar dhjetë gola në 14 ndeshjet e këtij sezoni, ndërsa Mertens i ka vetëm katër gola në 13 ndeshjet e tij.

Interi për momentin është duke e kryesuar tabelën e Serisë A, me një pikë më shumë sesa Juventusi, përderisa Napoli është në pozitën e shtatë në ligë, pas një fillimi të ngadaltë të këtij sezoni.

(Kosova Sot Online)