Ndeshja e fundit në grupe për Mabetex Prishtinën

  • 04 December 2019 - 11:28
Ndeshja e fundit në grupe për Mabetex Prishtinën

Kampionia e Kosovës në basketboll për vasha, Mabetex Prishtina të enjten (nesër) do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grupe të FIBA EuroCup Women.

Basketbollistet prishtinase janë mysafire të Besiktas-it në përballjen që zhvillohet në Turqi nga ora 17:00.

Skuadra turke ka dy fitore dhe tri humbje, kurse prishtinaset pesë humbje nga po aq ndeshje, por kujtojmë se kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova është pjesëmarrëse në një garë të nivelit të tillë.

Skuadra prishtinase do të mundohet në ndeshjen e fundit në grup të ketë një paraqitje të mirë.

Synimi i Mabetex Prishtinës nga fillimi ka qenë që të fitojë përvojë ndërkombëtare në një garë shumë të fortë evropiane, derisa ndodhej në një grup të vështirë me Besiktas-in dhe dy skuadrat ruse MBA Moscow dhe Sparta & k M. R. Vidnoje.

(Kosova Sot Online)