Njeriu i tretë më i pasur në botë dëshiron ta blejë Milanin dhe t’i sjellë Guardiolën e Messin

  • 04 December 2019 - 16:15
Njeriu i tretë më i pasur në botë dëshiron ta blejë Milanin dhe t’i sjellë Guardiolën e Messin

Lionel Messi dhe Pep Guardiola janë pjesë e një propozimit të Bernard Arnaultit, njeriut të tretë më të pasur në botë sipas Forbes, për ta marrë pronësinë e klubit gjigant italian, Milan.

Miliarderi francez Bernard Arnault – njeriu i tretë më i pasur në botë sipas Forbes dhe pronari i konglomeratit LVMH, ku përfshihen edhe Louis Vuitton dhe Moet Hennessy – raportohet se ia ka vënë syrin Milanit.

Ai dëshiron ta blejë gjigantin italian Milan dhe dëshiron t’i transferojë Pep Guardiolën dhe Lionel Messin për ta nisu një tjetër epokë të artë në San Siro.

La Repubblica raportoi të mërkurën se Arnault, i cili besohet të ketë pasuri prej 106.6 miliard eurosh, është i gatshëm të bëjë çfarëdo që të jetë e nevojshme për t’i larguar nga klubi pronarët aktual të Milanit, Korporatën Menaxheriale Elliott.

Plani i Arnaultit nuk do të jetë i lehtë për t’u realizuar, pasi që Messi nuk pritet të jetë i gatshëm të largohet nga Camp Nou, ndërsa Guardiola është shprehur i lumtur në Manchester City.

Arnaulti ka investuar në shumë biznese të ndryshme gjatë viteve të fundit, mirëpo ai ende nuk e ka sfiduar veten në futboll. Megjithatë, ai mund ta shfrytëzojë rënien e Milanit ndër vite për ta bërë veten të famshëm edhe në botën e futbollit.


(Kosova Sot Online)