Simeone drejt largimit nga Atletico

  • 04 December 2019 - 16:38
Simeone drejt largimit nga Atletico

Trajneri argjentinas mund t’i japë fund eksperiencës tek “Los Colchoneros” në fund të këtij sezoni

Eksperienca e gjatë e Diego Simeones në Atletico Madrid mund të marrë fund me të përfunduar sezoni aktual.

Për këtë është e bindur e përditshmja spanjolle “Marca”.

Sipas kësaj të fundit, bordi i klubit spanjoll nuk është i kënaqur me rezultatet e këtij sezoni.

Kjo nënkupton se trajneri argjentinas mund të largohet nga “Los Colchoneros” në një të ardhme të afërt.

Simeone ka arritur rezultate të jashtëzakonshme me një ekip si Atletico, me të cilin është shpallur kampion i Spanjës dhe ka shkuar dy herë deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Arsenali dhe Evertoni janë duke i ndjekur me kujdes zhvillimet rreth trajnerit Simeone.

(Kosova Sot Online)