Kosovare Asllani i ka disa fjalë pas gala mbrëmjes së Topit të Artë

  • 04 December 2019 - 17:09
Kosovare Asllani i ka disa fjalë pas gala mbrëmjes së Topit të Artë

Kosovare Asllani ndihet e lumtur dhe e nderuar që ishte pjesë e gala mbrëmjes, ku u ndanë shpërblimet e më të mirëve për vitin 2019, me fokus çmimi kryesor – Topi i Artë.

Futbollistja kosovare i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, ndërsa ajo u fut në mesin e 20 futbollisteve më të mira të botës, duke përfunduar në fund në vendin e 16-të.

“Fotoja e fundit nga fala mbrëmja. Faleminderit të gjithëve për dashurinë tuaj dhe mbështetjen. Unë ju shoh dhe e vlerësoj këtë”, ka shkruar Asllani, e cila ka thënë tutje se e ndien veten më shumë sesa një futbolliste dhe se qëllimi i saj është që t’i inspirojë njerëzit dhe të luftojë për një të ardhme të barabartë.

Ajo është bërë pjesë e historisë së Suedisë pasi sivjet me këtë ekip kombëtar e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të futbollit për femra.

Pas vitit fantastik që e pati, Kosovarja u bë pjesë e Real Madridit. 


(Kosova Sot Online)