Trondit ish-ylli francez: Vuajta nga racizmi në zhveshtoren e Barcelonës

  • 04 December 2019 - 18:14
Trondit ish-ylli francez: Vuajta nga racizmi në zhveshtoren e Barcelonës

Emmanuel Petit ishte lojtar i Barcelonës vetëm për një sezon, por mjaftueshëm për të, sepse ishte përballur me ca kohë të vështira në zhveshtore të Camp Nou. Ish-ylli francez i ka habitur shumë njerëz me komentet e tij për RMC Radio.

Ai ka thënë se, edhe pse mund të duket tronditëse, është përballur me racizëm në zhveshtoren e Barcelonës.

Petit e kaloi shumicën e karrierës në Monaco, skuadrën e vetme franceze për të cilën luajti, si dhe kaloi kohë edhe në Arsenal, Barcelonë dhe Chelsea.

Ai u pensionua në moshën 33-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere plot sukses dhe përvojë.

Por tani, Petit ka bërë komente habitëse për lojtarë të caktuar dhe për atë që e ka përjetuar në zhveshtoren e Barçës.

“Kam vuajtur nga racizmi në zhveshtoren e Barcelonës. Mund të tingëllojë çudi, por ndodhte kohë pas kohe edhe pse disa lojtarë të caktuar e bënin shpesh”, tha Petit.

(Kosova Sot Online)