Milani i gatshëm ta shesë Piatekun

  • 04 December 2019 - 18:37
Milani i gatshëm ta shesë Piatekun

Milani thuhet se është i gatshëm të heq dorë nga Krzysztof Piatek qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi polak ishte transferua me shumë bujë nga Genoa, mirëpo në këtë sezon nuk po arrin ta rigjejë formën e lartë të tij.

24-vjeçari ka shënuar vetëm tri gola në 14 paraqitje dhe Rossonerët nuk janë të kënaqur me atë që po tregon.

Kështu, Calciomercato raporton Milani po mendon ta shesë Piatekun në afatin e dimrit dhe të transferojë një sulmues tjetër.

Por, thuhet se polaku nuk e dëshiron largimin nga San Siro, pasi dëshiron të qëndrojë së paku deri në fund të këtij sezoni.

(Kosova Sot Online)