Man United – Tottenham: Mourinho rikthehet në Old Trafford, një vjet pas shkarkimit

  • 04 December 2019 - 19:55
Man United – Tottenham: Mourinho rikthehet në Old Trafford, një vjet pas shkarkimit

Jose Mourinho rikthehet në Old Trafford, një vjet pasi u shkarkua, me synim për ta vazhduar ringjalljen e skuadrës së tij të re, Tottenham, kundër ish-klubit, Manchester United.

United është nikoqir i Tottenhamit në një ndeshje të Premierligës, që nis në orën 20:30.

Trajneri portugez u shkarkua pikërisht në dhjetor të vitit të kaluar dhe ishte i papunë deri në nëntor, kur u emërua trajner i Tottenhamit. Ai i fitoi dy ndeshjet e para dhe synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe kundër ish-klubit.

Unitedi po kalon nëpër formë të dobët, pasi ngel në pozitën e 10-të në ligë me vetëm 18 pikë, tetë më pak se top katërshja.

(Kosova Sot Online)