Tottenhami i shënon gol të bukur Man Unitedit, në rikthimin e Mourinhon në Old Trafford

  • 04 December 2019 - 21:16
Tottenhami i shënon gol të bukur Man Unitedit, në rikthimin e Mourinhon në Old Trafford

Tottenham Hotspur e ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Manchester United, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Old Trafford.

Dele Alli shënoi një gol të bukur në minutën e 39-të, duke e barazuar rezultatin në 1:1.

Kjo ndeshje shënon rikthimin e Jose Mourinhos në Old Trafford, tani si trajner i Tottenham, pas shkarkimit nga Unitedi një vjet më parë.

(Kosova Sot Online)