Xherdan Shaqiri i lumtur me rikthimin dhe fitoren

  • 05 December 2019 - 08:31
Xherdan Shaqiri i lumtur me rikthimin dhe fitoren

Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se ndihet i lumtur me rikthimin në fushë dhe fitoren e Liverpoolit ndaj Evertonit.

Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 5-2 në derbin lokal ndaj Evertonit të vlefshëm për javën e 15-të në Ligën Premier. Njëri nga meritorët e kësaj fitore të Reds padyshim se ishte ylli shqiptar, Shaqiri, i cili pati një paraqitje të mirë dhe shënojë njërin gol. haqiri u rikthye në fushat e blerta pas më shumë se një muaji dhe ky rikthim me gol dhe fitore e ka bërë të lumtur gjilanasin.

Është vetë Shaqiri që e ka treguar këtë me anë të një postimi në profilin e tij privat në Facebook.

“Liverpooli qëndron i Kuq sonte Kuq!. Ju lumtë djema. I lumtur që jam kthyer në fushë!”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij.

Ndryse, ky ishte vetëm goli i parë këtë sezon në Ligën Premier për Shaqirin, nga tri ndeshje të zhvilluara.

(KOsova Sot Online )