Lautaro Martinez i përgjigjet Barcelonës dhe Manchester City

  • 05 December 2019 - 09:40
Lautaro Martinez i përgjigjet Barcelonës dhe Manchester City

Lautaro Martinez ua ka bërë të qartë Barcelonës dhe Manchester City se nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi, duke deklaruar se klubi zikaltër është shtëpia e tij.

Martinez ka shpërthyer këtë sezon për Interin, duke i shënuar 13 gola në vetëm 19 paraqitje, prandaj ngritja në formë ka bërë që klube si Barça dhe City të shfaqin interesim serioz për të, transmeton.

Por, yllit argjentinas duket se nuk i bën përshtypje kjo.

“Interi është shtëpia ime. Për mua, ky klub është shumë i rëndësishëm. Tifozët janë gjithmonë të këndshëm me mua dhe kjo më duket fantastike”, tha Martinez.

“Unë përpiqem të punoj me përulësi dhe të tregoj se e meritoj këtë fanellë. Dua t’ua japë zikaltërve dhe familjes sime sa më shumë kënaqësi që mundem”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )