Goli i Dele Alli ndaj Unitedit po cilësohet si njëri nga më të mirët e sezonit

  • 05 December 2019 - 10:04
Goli i Dele Alli ndaj Unitedit po cilësohet si njëri nga më të mirët e sezonit

Dele Alli shënoi një gol të bukur në humbjen e Tottenham Hotspur nga Manchester Unitedi.

Tottenhami u mposht në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 15-të në Ligën Premier. Golat për Djajtë e Kuq u shënuan nga Marcus Rashford (6′, 49′), ndërsa për Spurs shënoi Dele Alli (39′). Megjithatë, është goli i mesfushorit anglez të mysafirëve, ai i cili po komentohet shumë në rrjetet sociale. Alli bëri një ‘prekje magjike’ të topit duke shmangur për mrekulli dyshen e Unitedit, Ashley Young dhe Frad pastaj për të shënuar golin e barazimit.

Kjo lëvizje dhe goli i shënuar i anglezit kanë bërë që Alli të pushtoj rrjetet sociale me tifozë që e kanë komentuar jashtë mase veprimin.

(Kosova Sot Online )