Messi i ‘dërgon’ mesazh Manes pasi përfundoi i katërti në listën për Topin e Artë: Është turp që përfundoi në atë pozitë

  • 05 December 2019 - 10:26
Messi i ‘dërgon’ mesazh Manes pasi përfundoi i katërti në listën për Topin e Artë: Është turp që përfundoi në atë pozitë

Lionel Messi e ka pranuar se është ‘turp’ të shohësh sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane të përfundojë në vendin e katërt në renditjen e Topit të Artë për vitin 2019.

Mane ka qenë figurë kryesore në sulmin e Liverpoolit këtë vit, duke ndihmuar klubin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe duke luajtur një rol kryesor në shtytjen e klubit drejt titullit të Ligës Premier. Senegalezi gjithashtu shënoi tre gola në Kupën e Kombeve të Afrikës këtë verë, por kombëtarja e tij u mund nga Algjeria në finale.Messi votoi që Mane të fitojë çmimin FIFA The Best, më herët këtë vit, megjithëse ishte vet ylli i Barcelonës që përfundoi duke fituar çmimin.

Argjentinasi ishte plot lëvdata për ylli e Reds pasi ai fitoi trofeun rekord të gjashtë të Topit të Artë më herët këtë javë.  “Është turp të shohësh Manen të përfundojë në vendin e katërt”, ka thënë fillimisht Messi për Canal +.

“Por, unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjedhësh një lojtar të veçantë”.“Unë zgjodha Sadio Manen sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Ai pati një vit të shkëlqyeshëm me ekipin e Liverpoolit. Prandaj e zgjodha”.

“E përsëris, ka pasur shumë lojtarë shumë të shkëlqyeshëm këtë vit, kështu që zgjedhja ishte e vështirë”, përfundoi ylli i Barcelonës. 

(Kosova Sot Online )