Joshua me plan për hakmarrje brutale ndaj Ruiz: Po godas si një kalë

  • 05 December 2019 - 10:35
Joshua me plan për hakmarrje brutale ndaj Ruiz: Po godas si një kalë

Anthony Joshuas ka thënë se është duke goditur sikur një kalë që shqelmon prapa dhe se nuk ka aspak frikë para rimeçit të shumëpritur me Andy Ruiz Jr.

Në një konferencë për media, të mbajtur mbrëmë pranë Diriyah Arena ku do të rrihen ata këtë të shtune në Arabinë Saudite, Ruiz e paralajmëroi se nuk do ta humbë rimeçin në asnjë mënyrë.

Joshua shtoi se do të ketë peshë të më lehtë se 112 kilogramët që mbante para humbjes befasuese në Nju Jork këtë verë. Kjo si pjesë e planit të tij të ri.

“Mund t’i kemi më pak se 112 kilogramë”, tha Joshua për BBC.

“Po godas çlirët dhe fort, me ritëm dhe shpejtësi. Tani jam duke goditur sikur një kalë që shqelmon prapa”, theksoi ai.

Joshua tronditi botën e sportit kur humbi me nokaut, për herë të parë në karrierë, nga Ruiz dhe si pasojë mbeti pa titujt e botës IBF, WBA dhe WHO.

Ai planifikon hakmarrje brutale ndaj Ruizit dhe t’i kthejë titujt në pronësi.

(Kosova Sot Online )