Messi s’e ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë njëherë

  • 05 December 2019 - 10:59
Messi s’e ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë njëherë

Frika më e madhe e të gjithë atyre që lidhen me Barcelonën është dita kur Lionel Messi vendos për t’i varur këpucët në gozhdë, por superylli argjentinas nuk e ka ndërmend të pensionohet në të ardhmen e afërt.

Komentet e tij pasi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë rekorde të hënën në Paris u ngrenë alarmin për tifozët e tij, pasi foli për moshën dhe sesi vitet po iknin.

“E di se sa i vjetër jam. Po i shijoj këto momente shumë sepse e di se pensionimi po afrohet. Koha fluturon”, tha Messi në Paris.

“Shpresoj, dashtë Zoti, të vazhdoj të luaj për shumë vjet të tjera. Tani jam 32 vjeç, 33 në fund të sezonit, por siç kam thënë, gjithçka varet në atë sesi ndihem fizikisht”, shtoi Messi.

“Për momentin ndihem më mirë se kurrë më parë fizikisht dhe shpresoj se do të vazhdoj kështu për kohë të gjatë”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)