Dy basketbollistët e Prishtinës në listën e top-shënuesve në FIBA Europe Cup

  • 05 December 2019 - 12:32
Dy basketbollistët e Prishtinës në listën e top-shënuesve në FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina nuk arriti të kalojë fazën e parë të grupeve në FIBA Europe Cup, megjithatë, lojtarët e saj kanë lënë mbresa, madje, duke qenë ndër më të mirët në fazën e parë.

Nëse shikojmë pikët për ndeshje, atëherë shënuesi më i mirë është Dardan Berisha me 27.7 pikë për ndeshje, kurse Divine Myles ka mesatare prej 22.2 pikëve për ndeshje. Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e FIBA Europe Cup.

Dy basketbollistët janë anëtarë të Kosovës në basketboll.

Ndërkohë, sa i përket kërcimeve, Fahro Alihoxhiq ndodhet në vendin e tretë me 11.2 kërcime për ndeshje.

Dardan Berisha nuk ndodhet vetëm në listën e top-shënuesve, por edhe të asistuesve. Ai renditet i treti me 7.3 asistime për ndeshje në tri takime sa ka luajtur.

(Kosova Sot Online )