Real Madridi ka gati ofertën, Vinicius Jr plus para për Mbappen

  • 05 dhjetor 2019 - 13:49
Real Madridi ka gati ofertën, Vinicius Jr plus para për Mbappen

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi e do me çdo kusht transferimin e talentit francez, Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

Gjigantët e Ligës e kanë bërë sulmuesin e Paris Saint-Germain objektivin e tyre kryesor në afatin kalimtar të verës. Mbappe edhe më parë ka qenë në radarin e klubit mbretëror pasi është ndër të preferuarit kryesor të presidentit Florentino Perez. Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e Real Madridit do të bëjnë një ofertë joshëse për të ‘rrëmbyer’ Mbappen. Sipas gazetës AS, Reali po planifikon të përfshijë Vinicius Junior në çdo ofertë që ata bëjnë për yllin francez.

Vinicius është njëri nga të pëlqyerin e klubit francez dhe një ofertë me shërbimet e tij dhe një shifër të konsiderueshme të hollash mund ta materializonte një shkëmbim. 

(Kosova Sot Online )