Materazzi i përgjigjet Ibrahimovicit: Faleminderit Zlatan, falë teje e fituam tripletën

  • 05 December 2019 - 14:24
Materazzi i përgjigjet Ibrahimovicit: Faleminderit Zlatan, falë teje e fituam tripletën

Heroi i Interit, Marco Materazzi, i është përgjigjur në stil komenteve të Zlatan Ibrahimovicit, duke e falënderuar suedezin që u largua drejt Barcelonës dhe zikaltrit e fituan tripletën më pas.

Ibrahimovic tha në një intervistë për GQ se ishte i lumtur që e kishte bërë Materazzin për spital me një ndërhyrje të ashpër në derbin Milan – Inter më 2012, duke iu hakmarrë italianit për një incident nga viti 2006.

Ish-mbrojtësi i Interit i është përgjigjur suedezit tani me komente sarkazëm.

Ai e postoi një fotografi të ekipit që e fitoi tripletën më 2009/10, me kapitenin Javier Zanetti që po e mbante trofeun e Ligës së Kampionëve në dorë, trofeu i vetëm të cilin Ibrahimovic ëndërron ta ketë në karrierën e tij të shquar.

“Erdha… pashë… pushtova…” shkroi Materazzi në stilin e Zlatanit.

“Gjithmonë dhe në çdo rast, FALEMINDERIT, Ibrahimovic. Pa ty, ne nuk do të kishim FITUAR kurrë”, shtoi ai.

Ibrahimovic iu bashkua Barcelonës në verën para se Interi ta fitonte tripletën, në një marrëveshje shkëmbimi me Samuel Eto’o, të cilin Materazzi e ka etiketuar në postim,

(Kosova Sot Online )