"Më dërguan te PSG përpara se të ma thonin... Isha me pushime në det"

  • 05 December 2019 - 15:12

 

Zlatan Ibrahimovic kujton dhe verën e vitit 2012, kur u transferua te PSG bashkë me Thiago Silva.

"Isha në det dhe po pushoja... Shoh celularin dhe 5 thirrje të humbura në 30 sekonda! E ndjeva se diçka nuk po shkonte. i telefonoj Mino Raiolas dhe më komunikon se Milani më kishte shitur te PSG. Dhe i kisha thënë Gallianit që nuk doja te largohesha nga Milani se ndihesha shumë mirë".

(Kosova Sot Online)