“Isha në kontakte me Romën”, Konte zbulon prapaskenat: Ja pse refuzova verdhekuqtë

  • 05 December 2019 - 17:44
“Isha në kontakte me Romën”, Konte zbulon prapaskenat: Ja pse refuzova verdhekuqtë

Gjatë sezonit të kaluar qarkullonin shumë lajme, ku flitej për një kalim të mundshëm të Antonio Kontes në stolin e Romës.

Mesa duket këto lajme kanë qenë të vërteta, teksa diçka e tillë është pranuar edhe nga vetë tekniku italian.

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Romën, Konte ka pranuar se ishte në kontakte me verdhekuqtë, por më pas e refuzoi ofertën. “Me Totin kam një miqësi, që nga koha kur luanim së bashku. Ai me të vërtetë më telefonoi dhe më shpjegoi situatën te Roma. Unë e vlerësova ofertën e marrë, dhe e ndjeva se nuk ishte momenti i duhur për këtë. 

Në atë kohë nuk kisha marrë akoma interesimin e Interit dhe nga asnjë ekip tjetër. Unë e refuzova ofertën e marrë nga Roma në mënyrë shumë respektueshme, duke ditur që do të ishte një përvojë e jashtëzakonshme, por nuk ishte koha që të ndodhte kjo.”, u shpreh Konte.

(Kosova Sot Online)