Ibrahimovic ‘thumbon’ Cristianon: Ekziston vetëm një Ronaldo

  • 05 December 2019 - 21:38
Ibrahimovic ‘thumbon’ Cristianon: Ekziston vetëm një Ronaldo

Për Ibrahimovicin ekziston vetëm një Ronaldo, fenomeni brazilian.

Zlatan Ibrahimovic vazhdon ta thumbojë Cristiano Ronaldon.

Derisa insiston se Ronaldo nuk ka bërë asnjë sfidë të vërtetë, për shkak se ka shkuar te një skuadër kampionësh, ai mendon se në të vërtetë ekziston vetëm një Ronaldo, fenomeni brazilian që për shumë vite ka mahnitur botën.

“Ekziston vetëm një Ronaldo dhe ai është brazilian. Ai (Cristiano) thotë se kalimi ne Juve ishte sfidë? Dokrra. Sikur të dëshironte sfidë të vërtetë, është dashur të shkonte në Juve kur ajo ishte në Serie B dhe ta rikthente në Serie A”, deklaroi Ibrahimovic.

(Kosova Sot Online)