“Hazardi është Michael Jordani i futbollit”

  • 06 December 2019 - 08:52
“Hazardi është Michael Jordani i futbollit”

rajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Roberto Martinez, e ka përshkruar Eden Hazard si fitues të ardhshëm të Topit të Artë, duke e cilësuar yllin belg si Michael Jordanin e futbollit.

Eden Hazardi – i cili vlerësohet nga shumë tifozë si ndër futbollistët më të mirë në botë – kaloi nga Chelsea në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti. Që nga atëherë, ai e ka shfaqur talentin e tij disa herë, por ka qenë i dëmtuar nga shumë lëndime.

Kur u pyet për Hazardin, Martinezi e krahasoi atë me legjendën e basketbollit, Michael Jordan.

“Unë mund ta shoh Hazardin duke e fituar Topin e Artë. Ai e ka rolin e të qenët fitues i Topit të Artë. Ajo që ai ka bërë është në nivelin e fituesit të Topit të Artë dhe ai është gjithmonë legjitim për këtë çmim”, ka thënë Martinez.

“Ai ka arritur gjëra të mrekullueshme me Chelsean, në Francë. Është e vështirë për një të huaj të jem referenca e një projekti që ka për qëllim ta fitojë ligën. Ai është një lojtar që i bën pasimet kyçe, është si Michael Jordani. Hazardi është Michael Jordani i futbollit”.

Hazardi – i cili ka shënuar vetëm një herë këtë sezon – do të mungojë në El Clasicon e parë të karrierës së tij me Real Madridin për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës së djathtë. 

(Kosova Sot Online )