Martinez: Hazard është Jordani i futbollit, do ta fitojë Topin e Artë

  • 06 December 2019 - 09:11
Martinez: Hazard është Jordani i futbollit, do ta fitojë Topin e Artë

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e ka përshkruar Eden Hazardin si Michael Jordan i futbollit dhe sipas tij ylli i Real Madridit mund ta fitojë Topin e Artë.

Hazard, i vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në botë – kaloi nga Chelsea te Real Madridi në një transferim që ishte i bllokuara para fillimit të sezonit.Reprezentuesi belg ka treguar ndezje të shkëlqimit të tij, duke fituar lëvdata për shfaqjet e tij para se të pësonte një frakturë të vogël të kyçit të këmbës.I pyetur për Hazard, trajneri Martinez e krahasoi kapitenin e belgëve me legjendën e Chicago Bulls dhe të NBA, Michael Jordan, ndërsa shtoi se ai mund ta fitojë Topin e Artë.

“Unë e shoh Hazardin duke fituar Topin e Artë. Ai ka rolin e të qenit një fitues i Topit të Artë”, ka thënë Martinez programit Cadena Ser. “Ajo që ai ka bërë është nivel i Topit të Artë dhe ai gjithmonë është i pranueshëm për çmimin”.

“Ai e ka bërë atë në Chelsea dhe në Francë [Lille]. Është e vështirë për një të huaj të jetë në referencën e një projekti që punon për të fituar ligën”.“Ai është një lojtar i pasimit të fundit, një Michael Jordan. Hazard është Michael Jordan i futbollit”, përfundoi trajneri i Belgjikës.

Hazard , i cili ka shënuar një herë këtë sezon – do të humbasë El Clasicon kundër Barcelonës më 18 dhjetor për shkak të një frakture të vogël në kyçin e këmbës. 

(Kosova Sot Online )