Solskjaer tallet me Man Cityn: Të paktën tani luajmë çdo vit

  • 06 December 2019 - 14:51
Solskjaer tallet me Man Cityn: Të paktën tani luajmë çdo vit

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është tallur me Manchester Cityn para derbit të qytetit që do të zhvillohet të shtunën në “Etihad”, duke thënë se të paktën tani dy klubet takohen çdo vit.

Në kohën kur Ole Gunnar Solskjaer kishte qenë lojtar i Manchester Unitedit, Manchester City kishte qenë shumë larg nga forca që është sot në futbollin anglez.

Manchester City madje kishte rënë në Ligën e Parë, nivelin e tretë të futbollit në Angli, në një fazë, duke bërë që rivaliteti mes dy klubeve të Mançesterit të mos jetë po aq e zjarrtë sa ka qenë gjatë kohës së fundit.

Solskjaer e ka mirëpritur mundësinë për t’ia përkujtuar tifozëve të Manchester Cityt pikërisht këtë fakt, kur u pyet se si e sheh ai derbin e Mançesterit, pasi që fillimisht kishte ardhur në Angli në vitin 1996.

“U deshën shumë vite para se unë e pata mundësinë të luaj në një derbi të Mançesterit. Të paktën tani luajmë çdo vit. Ka ndryshuar në këtë aspekt, Manchester City tani është skuadër më e mirë sesa që ishte kur isha unë lojtar”, ka thënë Solskjaer.

“Futbolli ka ndryshuar shumë që nga atëherë. Ne kishim të drejtë të bënim ndërhyrje më të ashpra atëherë, tani gjithçka kritikohet. Futbolli është bërë më teknik dhe taktikat janë bërë më të rëndësishme”.

Manchester Unitedi do të tentojë ta befasojë Manchester Cityn e Pep Guardiolës të premten, për ta vazhduar ecurinë e fitoreve pas triumfit me rezultat 2:1 në mesjavë kundër Tottenhamit. 

(Kosova Sot Online)