Kuka: Qeveria s’po shihet në sfond, sporti ka nevojë për përkrahje më të madhe

  • 06 December 2019 - 14:52
Kuka: Qeveria s’po shihet në sfond, sporti ka nevojë për përkrahje më të madhe

Driton Kuka kërkon ndihmë dhe përkrahje më të madhe nga shteti për sportin.

Trajneri i suksesshëm i xhudos insiston se sportistët kanë nevojë për ndihmë më të madhe nëse duam të arrijmë deri tek sukseset si Kosovë.

Trajneri pejan tutje shton se, ai dhe të gjithë në Kosovë po e presin me padurim formimin e Qeverisë së re, duke kërkuar nga partitë që pritet ta ndërtojnë Qeverinë që ta lënë lakminë anash de të mendojnë më shumë për popull dhe për ndërtimin e shtetit.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Kukës në “Facebook”:

“Qeveria spo shihet në sfond …

Po hyjmë në Vitin Olimpik 2020 e federatat ende me problemet e sfidat e vjetra e këto shumëfish ma të komplikume në situata të tilla politike si kjo por edhe para kësaj here kishte ndodh njejtë mos më keq!

Sivjet Sportet Olimpike secili veç e veç pati sfidat e veta në Kampionate Evropiane e Botërore.

Xhudo në Evropian gjegjësisht Lojëra Evropiane e vetmja me 3 medalje

Për këtë garë e fitore kishte ceremoni dhe shpërblimet u kryen shumë shpejt!

Xhudo në Botërorin në Tokio me 3 medalje tjera prapë e vetmja Federatë Olimpike me medalje në Botërorët e mbajtur sivjet nga federatat Olimpike por kësaj radhe ska asnjë lëvizje nga Ministria sipas asaj që medalistëve ju takon me ligj!

E ende në pritje për TM4 për federatën tonë e shumë tjera.

Kështu po jepni kurajo për sukses eventual në Lojëra Olimpike për ata që janë potencial!?

Sinqerisht keq!

Ndërkohë lakmia spo len me u ba Qeveria e re që me padurim po e presim, leni pak lakminë e mendoni pak ma shumë për popull e ndërtim të shtetit!

Dhashtë Zoti të ndodh ma shpejt se po i zbehni shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovën tonë!

Foto nga Minsku me medaljen e artë e fituar sivjet nga Majlinda për Kosovën tonë!’, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)