Riza Durmishi largohet nga Lazio, huazohet në Nice

  • 06 December 2019 - 15:24
Riza Durmishi largohet nga Lazio, huazohet në Nice

Riza Durmishi është larguar nga Lazio.

Futbollisti kosovar është huazuar tek ekipi francez, OGC Nice.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Ligue 1, i cili do ta ketë në dispozicion mbrojtësin e majtë nga janari.

25 vjeçari i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me “Le Gym” dhe do të jetë i gatshëm për ekipin e ri nga 1 janari 2020.

Përfaqësuesi danez arrin në Nice nga Lazio në formë huazimi për gjashtë muaj, por klubi francez e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të tij pas përfundimit të sezonit.

Durmishi nuk arriti të linte gjurmë në kryeqytetin italian, prandaj do të transferohet në Nice për të luajtur në vazhdimësi.

(Kosova Sot Online)