Pogba e preferon Realin para Juves

  • 06 December 2019 - 16:24
Pogba e preferon Realin para Juves

Mesfushori francez mund të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, ndërsa ai do të preferonte ta vazhdojë karrierën në klubin spanjoll

Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze L’Equipe.

Për përfaqësuesin francez flitet se mund të transferohet në Real Madrid, por atë e do edhe ish-klubi i tij, Juventus.

Sidoqoftë, mediumi francez beson se mesfushori kualitativ e preferon më shumë Realin sesa Juven.

Pogba ka nevojë për një eksperiencë të re dhe në Madrid e pret krahëhapur trajneri Zinedine Zidane.

Reali e donte kampionin botëror me Francën edhe gjatë verës që shkoi. 

(Kosova Sot Online )