Bale s’ka kërkuar të largohet nga Reali

  • 06 December 2019 - 16:53
Bale s’ka kërkuar të largohet nga Reali

Ylli uellsian e ka ndërmend të qëndrojë në Madrid së paku deri në fund të sezonit aktual. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij, Jonathan Barnett

Gareth Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit.

Për këtë ka siguruar menaxheri i yllit uellsian, Jonathan Barnett.

Ai shprehet se ish-futbollisti i Tottenhamit nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga gjiganti spanjoll.

Të paktën deri në fund të sezonit, përfaqësuesi uellsian do të mbetet pjesë e “Los Blancos”.

“Nëse atij i vjen një mundësi e mirë dhe nëse do ta pëlqente atë opsion, do të shkonte për të biseduar me presidentin e Real Madridit. Aty do ta shihnim se ku jemi”, ka thënë Barnett.

Për Balen flitet se interesim ka shfaqur Manchester Unitedi, i cili e do atë në janar.

Mirëpo, futbollistin ofanziv e pëlqen edhe Tottenhami, i cili synon ta rikthejë në Londër.

(Kosova Sot Online)