Juve i bashkohet Unitedit në garë për Haalandin

  • 06 December 2019 - 17:08
Juve i bashkohet Unitedit në garë për Haalandin

Juventusi i është bashkuar garës për ta transferuar sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane, Tuttosport.

Sensacioni norvegjez i ka mahnitur të gjithë këtë sezon duke shënuar në pesë ndeshje radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Dhe, futbollisti i Red Bull Salzburgut është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane. 

Sipas mediumit italian “Tuttosport”, “Bianconeri” do ta sfidojnë Manchester Unitedin për sulmuesin shtatlartë.

Salzburgu është i vetëdijshëm se mund ta humbasë lojtarin gjatë verës që vjen, prandaj do të mundohet të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e tij.

Haaland do të synojë të shënojë edhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, për ta vazhduar thyerjen e rekordeve.

Për Haalandin thuhet se interesim ka shfaqur edhe Barcelona, e cila e sheh atë si pasardhës ideal të Luis Suarezit.

(Kosova Sot Online)