Zidane konfirmon dëmtimin e Bale: Është i dëmtuar, shpresoj që kthehet në...

  • 06 December 2019 - 17:12
Zidane konfirmon dëmtimin e Bale: Është i dëmtuar, shpresoj që kthehet në...

Ditën e djeshme teknikun i Real Madridit, Zinedin Zidan ka marrë vetëm lajme të këqija nga infermieria. Pas Marcelos dhe Eden Hazard, francezi nuk do të ketë në dispozicion dhe Gareth Bale.

Për këtë të fundit trajneri i madrilenëve është ndalur të flasë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Espanyol.

Zidane tha se Bale u dëmtua në ndeshjen ndaj Alavesh dhe se shpreson që të kthehet në “El Clasico”. 

“Dëmtimi i tij ndodhi gjatë ndeshjes me Alavesh. Ai nuk mund të stërvitet normalisht, pasi nuk është në gjendje optimale. Shpresoj që të kthehet në “El Clasicon” kundër Barcelonës më 18 dhjetor”.

(Kosova Sot Online)