Vidal s’do të largohet nga Barcelona: “Nuk i dhurojmë asgjë Interit”

  • 07 December 2019 - 08:33
Vidal s’do të largohet nga Barcelona: “Nuk i dhurojmë asgjë Interit”

Valverde thotë se Vidal nuk do të largohet nga Barça

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i ka çuar një sinjal të qartë Interit se katalanët nuk kanë për t’u falur asgjë të martën në mbrëmje, në sfidën e fundi të grupeve të Champions, që do të vendosë edhe skuadrën e dytë të grupit, që do të kualifikohet në fazën e 1/8-ave.

“Nuk do të shkojmë për turizëm në Milano, por për të fituar, pavarësisht se e kemi siguruar tashmë kualifikimin. Ne jemi Barcelona dhe kemi detyrim të respektojmë kompeticionin, ndaj nuk do të falim asgjë. Natyrisht që pak turn-over do të ketë, por në fushë do të kemi një formacion konkurrues, që do të luajë për fitore”, deklaroi Valverde.

Nëse Interi ia del të kualifikohet më tej në Ligën e Kampionëve, do të tentojë t’i rrëmbejë Barcelonës edhe mesfushorin kilen Arturo Vidal, por edhe në këtë rast Valverde shfaqet i rezervuar dhe e cilëson futbollistin si mjaft të rëndësishëm.

“Vidal është shumë i rëndësishëm për ne, për vetë cilësitë që disponon. Natyrisht që ndoshta nuk ka pasur shumë hapësira, pro kemi shumë futbollistë në mesin e fushës. Megjithatë në merkaton e janarit do shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh tekniku katalan.

(Kosova Sot Online )