Conte i zhgënjyer me veprimin e tifozëve, ‘merituam më shumë’

  • 07 December 2019 - 09:04
Conte i zhgënjyer me veprimin e tifozëve, ‘merituam më shumë’

Conte beson se Interi meritoi më shumë se një barazim në ‘San Siro’ kundër Romës.

Inter ka barazuar 0-0 me Romën në ‘San Siro’ dhe rrezikon të humbasë kreun në Serie A, në rast fitores së Juventusit sonte kundër Lazios.

Sido që të jetë, trajneri i Interit, Antonio Conte, thotë se skuadra e tij meritoi më shumë se një pikë kundër Romës.

Ai pati disa fjalë edhe për tifozët që kohë pas kohe vërshëllyen futbollistët në fushë.

“Rastet i krijuam falë presionit tonë dhe mund të kishim shënuar, por nuk i shfrytëzuam ato momente”.

“Nuk më pëlqen që publiku të vërshëllejë si në disa raste sonte (mbrëmë) ndaj Romës, kur ndonjë lojtar nuk e ndalte mirë topin. Ata duhet të jenë në mbështetje të ekipit gjithmonë. Nuk është aspak e lehtë të luash në ‘San Siro’. Pastaj kemi shumë të rinj në ekip.

“Mirante, portieri i tyre ishte më i miri në fushë dhe Roma asnjëherë vërtetë s’kishte goditje në portë”. 

(Kosova Sot Online )