Real Madridi po përgatitë ofertë për Koulibalyn, Mariano dhe para për ta bindur Napolin

  • 07 December 2019 - 09:12
Real Madridi po përgatitë ofertë për Koulibalyn, Mariano dhe para për ta bindur Napolin

Kalidou Koulibaly vazhdon të mbetet një objektiv i gjigantit spanjoll Real Madrid.

Qendërmbrojtësi senegalez nuk po kalon qaste të mira te Napoli, pasi ai dhe futbollistët tjerë të skuadrës janë kundër dënimit që i ka dhënë presidenti Aurelio De Laurentis. Numri një i Napolit ka dënuar gjithë futbollistët me 20% të pagës së tyre dhe kjo ka bërë që disa nga ta të mendojnë largimin në janar.

Ndër lojtarët e pakënaqur është edhe mbrojtësi senegalez i cili ka oferta nga klubet e mëdha.

Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, PSG, Barcelona dhe Real Madrid janë vënë pas tij. E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se Los Blancos janë duke planifikuar të dërgojnë një ofertë në janar në drejtim të Napolit për mbrojtësin e fuqishëm.

13 herë kampionët e Evropës janë gati të ofrojnë 75 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit Mariano Diaz.

Mbetet të shihet nëse do të pranohet kjo ofertë nga Napoli, që e vlerëson mbrojtësin e tyre rreth 100 milionë euro.

(Kosova Sot Online )