Sadiku shkëlqen me dygolësh, Malaga i largohet zonës së ftohtë

  • 07 dhjetor 2019 - 11:35
Sadiku shkëlqen me dygolësh, Malaga i largohet zonës së ftohtë

Armando Sadiku rikthen Malagan te fitorja në Liga2 pas një ecurie  të dobët prej tri barazimesh dhe dy humbjesh në pesë takimet e fundit. Sulmuesi kuqezi realizoi dy golat e andaluzëve në fitoren 2-0 përballë Tenerifes në stadium “La Rosaleda”, duke kthyer shpresën e një ecurie pozitive për ekipin vendas.

28-vjeçari, i cili e nisi titullar takimin bashkë me Keidi Baren, realizoi në minutën e 27-të me një goditje të shpejtë brenda zonës, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 76-të, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë sukses Malaga parakalon pikërisht Tenerifen në renditje, duke iu larguan zonës së ftohtë (vendi i 17-të, 20 pikë).

Më këtë dygolësh Sadiku e çon në gjashtë numrin e finalizimeve në këtë sezon në Liga2.

(Kosova Sot Online)